Kampe dhe klube
Alo!Mik ofron aktivitete ditore dhe kampe njëjavore. Kampe
dhe animim artistik, punë dore, lojrat dhe aktivitetet
sportive janë një rast për të kaluar momente
të paharrueshme.
Program me telefon
Nëpërmjet programit në telefon fëmijët
janë të ftuar të dëgjojnë çdo javë
një histori të re me temë biblike. Ata mund të
lënë një mesazh në sekretarinë telefonike,
mund të marrin pjesë në konkurse dhe të bëjnë
pyetje.
Faqe Interneti
Ejani të vizitoni një faqe Interneti të mrekullueshme,
e gjithë për fëmijët, e gjithë në
shqip !! Tërheqëse, zbavitëse dhe plot humor, kjo
faqe do të përbejë një pasuri të madhe në
planin edukativ dhe mësimor.
Edukim dhe trajnim
Fëmijët e pashkolluar kanë marrë pjesë në
klasën tonë të alfabetizimit.
Programi për mësimin e leximit dhe shkrimit zë një
vend të rëndësishëm por gjithashtu edhe integrimi
në shkollë i fëmijës.
Ndihmë humanitare
Fëmijët e pafavorizuar kanë nevojë për
një kujdes më të veçantë: shpërndarje
ushqimi, kujdes për familjen… Fëmijët e Shtëpisë
shtetërore të fëmijës i vlerësojnë
shumë projektet rregulluese si Luna Park, dhe mirëmbajtje
apo riparime të ndryshme si sistemi hidraulik.
|